Rrëfimi i dëshmitarit për vrasjen në Runik: Edhe pesë minuta pasi që kanë ndodhur të shtënat nuk kemi lëvizur nga frika

  • E.K /
  • 10 August 2023 - 14:11
Rrëfimi i dëshmitarit për vrasjen në Runik: Edhe pesë minuta pasi që kanë ndodhur të shtënat nuk kemi lëvizur nga frika

Një incident i armatosur ka ndodhur mbrëmë pas mesantë në fshatin Runik të Skenderajt, ku një person mbeti i vrarë dhe tre të tjerë u plagosën brenda një lokali, përcjell "Kosova Sot Online".

E lidhur me ngjarjen u deklarua një dëshmitar.

Musa Gashi, tregoi për tmerrin që përjetuan mysafirët brenda lokalit.

Ai ka treguar se pas të shtenave për pesë minuta nuk kanë lëviur na vendi, për shkak të frikës që kanë pasur.

“Kemi qenë 10 deri në 12 persona. Ka pasur muzikë. Një person ka shtënë me kallashnikov dhe ka qenë i veshur me jakne ushtarake:, tha ai.

“Edhe pesë minuta pasi që kanë ndodhur të shtënat nuk kemi lëvizur vendit, nga frika që kemi pasur”, theksoi Gashi.

(Kosova Sot Online)