Arrestohet një qytetar në Kaçanik

  • A.P /
  • 10 August 2023 - 16:19
Arrestohet një qytetar në Kaçanik

Në fshatin Gërlicë të Epërme të Kaçanik, sot është arrestuar një person, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

A.P. i moshës 30 vjeçare ishte i kërkuar me urdhëresë të gjykatës për veprat penale “Kanosje” dhe “Dhunë në familje” me dënim burgimi prej tetë muaj e gjysmë.

Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

Njoftimi i plotë:

Sot, në ora 12:50 në fshatin Gërlic e Epërme të Kaçanikut, policët e stacionit në Kaçanik kanë ndaluar e më pas kanë arrestuar personin e kërkuar me urdhëresë të gjykatës , A.P (M/K), i moshës 30 vjeçar.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprat penale ‘Kanosje dhe Dhunë në familje ’’  me dënim burgimi prej 8.5 muajve (tetë muaj e gjysmë).

Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

(Kosova Sot Online)