Të plagosurit në Runik iu amputohet këmba

  • A.P /
  • 11 August 2023 - 18:15
Të plagosurit në Runik iu amputohet këmba

Raportohet se njëri nga tre personat që mbeti i plagosur në tragjedinë në Runik, është në gjendje stabile shëndetësore, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

32-vjeçari që iu amputua këmba, ka dalë nga respiratori dhe intubimi dhe pritet që të bartet në mjekimin përkatës.

Kjo është konfirmuar nga Shaqir Uka, shef i Klinikës së Anestezionit dhe Mjekimit Intensiv në QKUK.

Në Runik të Skenderajt ka mbetur i vrarë edhe një person pas të shtënave nga arma e zjarrit.


(Kosova Sot Online)