Burri nga Prishtina e raporton të zhdukur gruan e tij, thotë se nuk e di ku është

  • E /
  • 12 August 2023 - 10:24
Burri nga Prishtina e raporton të zhdukur gruan e tij, thotë se nuk e di ku është

Një burrë nga Prishtina ka raportuar në Polici se bashkëshortja e tij është zhdukur, shkruan "Kosova Sot Online".

Personi në fjalë ka raportuar se dje bashkëshortja e tij ka dalë nga shtëpia dhe se nuk e dinë se ku është.

“Rr. Sokol Sopi, Prishtinë 09.08.2023-07:00. Me datë 11.08.2023 një mashkull kosovar, ka raportuar se bashkëshortja  tij viktima femër kosovare, është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen e saj”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)