Kasami e quan Kurtin Kryeministër të të gjithë shqiptarëve

  • E.K /
  • 12 August 2023 - 11:35
Kasami e quan Kurtin Kryeministër të të gjithë shqiptarëve

Kreu i Tetovës, Bilall Kasami, e ka quajtur Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin Kryeministër të të gjithë shqiptarëve, përcjell "Kosova Sot Online".

Derisa eksponentë të VV’së u entuziazmuan me praninë e qytetarëve në tubimin e mbrëmshëm, Kasami e ‘pagëzoi’ Kurtin si Kryeministër të të gjithë shqiptarëve.

“Në këtë ditë të madhe ku presim kryeministrin e Kosovës, jo vetëm të Kosovës por të gjithë shqiptarëve zotëri Albin Kurtin në Tetovë”, tha Kasami kur doli për të folur para nisjes së koncertit në Tetovë që u organizua për nder të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.

“Sot gjatë gjithë ditës ngado ku keni lëvizur, si në Shkup ashtu edhe në Tetovë, e keni ndjerë përkrahjen dhe dashurinë që e keni nga shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, por ashtu siç e dini edhe ju, kjo dashuri dhe përkrahje nuk ka veç karakter institucional, ajo nuk buron nga pozita aktuale, ngaqë të njëjtën e keni pasur edhe kur keni qenë Albini opozitar”, tha Kasami duke shtuar se përkrahja ka karakter kombëtar.

(Kosova Sot Online)