Kurti i kërkoi Maqedonisë së Veriut të rrijë larg nga Serbia, Petkoviq: Serbia është miku më i sinqertë i Shkupit në rajon

  • E.K /
  • 12 August 2023 - 17:45
Kurti i kërkoi Maqedonisë së Veriut të rrijë larg nga Serbia, Petkoviq: Serbia është miku më i sinqertë i Shkupit në rajon

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviq, e ka komentuar deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti që e bëri në Tetovë, ku tha se Maqedonia e Veriut duhet të jetë më afër Kosovës, Shqipërisë e Bullgarisë dhe të qëndrojë sa më larg Serbisë, përcjell "Kosova Sot Online".

Këtë Petkoviq e quajti “pafytyrësi dhe marrëzi e shumëfishtë”.

“Deklarata të tilla Kurti i bën duke u angazhuar hapur në destabilizimin e Maqedonisë së Veriut dhe nga Tetova, e cila në të kaluarën e afërt ishte në qendër të terrorizmit dhe separatizmit shqiptar, sulmon Beogradin, sepse Serbia është miku më konsekuent dhe më i sinqertë i Shkupit në rajon”, tha Petkoviq.

“Aleanca veriatlantike NATO’ja, Bashkimi Europian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretëria e Bashkuar janë platforma vlerore e cila na sjell mbrojtje e siguri sidomos në këtë kohë kur imperializmi rus e riktheu luftën në kontinentin tonë europian. Maqedonia e Veriut, sa më afër Kosovës, Shqipërisë dhe Bullgarisë e sa më larg Serbisë, e cila nuk po distancohet as nga Milosheviqi e as nga Putini – aq më afër ajo, aq më afër Maqedonia e Veriut do të jetë anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe aq më i sigurt do të jetë rajoni i ynë i Ballkanit. E për këtë ne duhet ta ndihmojmë dhe duhet ta përkrahim Maqedoninë e Veriut”, tha Kurti.

(Kosova Sot Online)