Presidentja Osmani ngushëllon Bidenin

  • A.P /
  • 13 August 2023 - 13:20
Presidentja Osmani ngushëllon Bidenin

Zjarre të mëdha e kanë kapluar Hawain në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Raportohet se deri më tani 93 persona e kanë humbur jetën nga kjo fatkeqësi natyrore.

Me këtë rast, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, i ka shprehur ngushëllime presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.

Ajo shprehu solidaritet të plotë me popullin amerikan në këto ditë të vështira.

“Zemrat tona janë me familjet e viktimave dhe i urojmë shërim të shpejtë të lënduarve”, tha Osmani.

(Kosova Sot Online)