Pas të mërkurës nis vala e të nxehtit në Shqipëri

  • E.K /
  • 14 August 2023 - 14:54
Pas të mërkurës nis vala e të nxehtit në Shqipëri

Shqipëria do të preket nga një valë e të nxehtit që ka prekur Europën, por do jetë periferike, pasi temperaturat pritet të shkojnë deri në 38 gradë Celsius, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas parashikimeve të sinoptikanëve pjesa tjetër e mbetur e muajit Gusht do të jetë me temperatura të përshtatshme për pushuesit që duan të shijojnë plazhin.

(Kosova Sot Online)