Mërgimtarët presin në Merdare deri në pesë orë në kufi për të dalë nga Kosova

  • E.K /
  • 15 August 2023 - 08:17
Mërgimtarët presin në Merdare deri në pesë orë në kufi për të dalë nga Kosova

Në pikë-kalimin kufitar në Merdar, mërgimtarët po presin deri në pesë orë për të dalë nga Kosova, përcjell “Kosova Sot Online”.

Pritje ka edhe në pikëkalimin kufitare Dheu i Bardhë dhe Muçibabë, por jo sikurse në Merdar.

Te Dheu i Bardhë pritjet për të dalë nga Kosova janë 20 deri në 30 minuta, ndërkaq në Muçibabë deri në 15 minuta.

Në pikat tjera kufitare nuk raportohet se ka kolona apo pritje të gjata.

(Kosova Sot Online)