Aksident i rëndë në fshatin Papër, përplasen veturat, lëndohen katër persona

  • E.K /
  • 15 August 2023 - 11:30
Aksident i rëndë në fshatin Papër, përplasen veturat, lëndohen katër persona

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në aksin rrugor Peqin-Elbasan, përcjell “Kosova Sot Online”.

Mësohet se automjeti që drejtohej nga 26-vjeçari O.S., është përplasur me kamionçinën që drejtohej nga 58-vjeçari Sh.P.

Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy drejtuesit e automjeteve, si edhe dy pasagjerë.

Rasti është duke u hetuar lidhur me këtë aksident.

Njoftimi:

Elbasan/Informacion paraprak

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në aksin rrugor Peqin-Elbasan, në fshatin Papër, automjeti që drejtohej nga shtetasi O. S., 26 vjeç, është përplasur me kamionçinën që drejtohej nga shtetasi Sh. P., 58 vjeç.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve, shtetasja B. P., pasagjere në automjetin me drejtues shtetasin Sh. P. dhe shtetasi A. S., pasagjer në automjetin me drejtues shtetasin O. S., të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave të aksidentit.

(Kosova Sot Online)