Bajrami: Qeveri e shpresës me shitblerje të drogës

  • A.P /
  • 15 August 2023 - 14:44
Bajrami: Qeveri e shpresës me shitblerje të drogës

Pas arrestimit të asamblistit të VV-së në Shqipëri për shpërndarje droge, ka reaguar deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Bajrami përmes një shkrimi në ‘Facebook’ thotë se VV po e fundos Kosovën.

Ajo ka kërkuar nga Prokuroria që të hetojë këtë rast që sipas saj nuk është i vetëm në biznesin e drogës ashtu siç nuk është as Martin Berishaj në tregtimin e rrymës me Serbinë dhe si Mimoza Kusari për koordinim me Radojçiçin.

Reagimi i plotë:

Qeveri e shpresës me shitblerje të drogës, a?

Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje po e fundos Kosovën. Tash, me afera të tregtimit të drogës nga eksponentë kryesorë. Zënia e asamblistit të Vetëvendosjes në Prishtinë me gjysmë milioni euro drogë duke transportuar në Shqipëri është përmbysje e shpresës së rreme të proklamuar nga Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosjes.

Prokuroria duhet ta hetojë këtë ndërmarrje kriminale meqë asamblisti i Vetëvendosjes nuk është i vetëm në biznesin e drogës. Sikurse nuk ishte i vetëm as Martin Berishaj në tregtimin e rrymës me Serbinë. Sikurse nuk ishte e vetme Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes kur koordinohej me Radojcicin. Sikurse nuk është një person i përfshirë në keqpërdorimet e rezervave shtetërore.

Tregtinë me drogë, koordinimin me Radojcicin, biznesin e rrymës së ambasadorit me Serbinë, hajnitë në KEK dhe të gjitha skandalet tjera do të ndëshkohen.

E ndëshkimin më të madh do ta përjetoni nga vota e popullit.

(Kosova Sot Online)