A do të ketë zgjedhje të reja shpejt ne Kosovë, ja çfarë thotë ambasadori amerikan

  • E.K /
  • 16 August 2023 - 15:06
A do të ketë zgjedhje të reja shpejt ne Kosovë, ja çfarë thotë ambasadori amerikan

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff  Hovenier, gjatë një takimi me gazetarët, morri një pyetje edhe për disa kërkesa opozitare së fundi që të shkohet në zgjedhje të reja, përcjell “Kosova Sot Online”.

“A i shihni si të mundshme zgjedhjet e përgjithshme në një të ardhme të afërt?”, ishte pyetja që iu bë ambsadorit amerikan.

Por, për këtë çështje Hovenier tha se është personi i fundit që mund të flasë për këtë çështje, pasi nuk ka të drejtë votë në Kosovë.

Tutje, ai shtoi se për të është e vështirë që të spekuloj.

“Kjo është vërtetë një pyetje e mirë që do ta bëja ty si një votues dhe qytetar i Kosovës sepse jam personi i fundit të flas për këtë. Nuk kam të drejtë vote në Kosovë, sepse s’janë përfaqësuesit e mi të zgjedhur, por tuajit. Është e vështirë për mua të spekuloj. Ju keni Kushtetutën e cila ka një numër mënyrash se si qeveritë mund të zëvendësohen ose të planifikohen zgjedhje të reja. Por, është e vështirë për mua t’ju them juve se kur ato mekanizma përdoren ose jo. Çfarë mendoni ju, a prisni zgjedhje në muajt e ardhshëm?”, ishte përgjigjja e Hovenierit.

(Kosova Sot Online)