Suharekë: Vet-plagoset një burrë

  • E.K /
  • 17 August 2023 - 09:32
Suharekë: Vet-plagoset një burrë

Një burrë në Suharekë është vet-plagosur me armë zjarri, raporton “Kosova Sot Online”.

Rasti dyshohet se ka ndodhur përderisa personi në fjalë ka qenë duke manovruar me pistoletë, ku edhe është vet-plagosur

Lidhur me rastin në vendngjarje kanë dal njësitë përkatëse policore me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe një predhë.

Rasti në procedurë hetimore.

“Suharekë 16.08.2023-23:30. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është duke u trajtuar në spitalin e Prizrenit, pasi që i njëjti dyshohet se derisa ka qenë duke manovruar me pistoletë është vet-plagosur. Lidhur me rastin në vendngjarje kanë dal njësitë përkatëse policore me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe një predhë. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)