Arrestohet një person në Prishtinë, bleu mall me kartelë bankare të huaj

  • E.K /
  • 17 August 2023 - 12:11
Arrestohet një person në Prishtinë, bleu mall me kartelë bankare të huaj

Një person është arrestuar, pasi që në momentin e pranimit të mallit, dyshohet se e bleu me kartelë bankare të huaj duke e përdorur në mënyrë të paautorizuar, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ngjarja ka ndodhur në Prishtinë.

Policia ka njoftuar se gjatë kontrollit në shtëpinë e tij si prova materiale janë sekuestruar: një telefon, një llap-top, dy fletë porosi dhe dy kuponë fiskalë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti është ndaluar në momentin e pranimit të mallit i cili dyshohet se është blerë me kartelë bankare të huaj, duke u përdorur në mënyrë të paautorizuar. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij si prova materiale janë sekuestruar: një telefon, një llap-top, dy fletë porosi dhe dy kuponë fiskalë”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)