Caktohet masa burgimit pa afat për Besnik Mujecin dhe të tjerët

  • E.K /
  • 17 August 2023 - 13:22
Caktohet masa burgimit pa afat për Besnik Mujecin dhe të tjerët

Gjykata Penale e Tiranës ka caktuar masën e burgimit pa afat për pesë të arrestuarit e operacionit antidrogë, ku u sekuestruan 11300 doza ekstazi, përcjell “Kosova Sot Online”.

Arrest në burg u caktua për dy kosovarët Mithat Ramadani dhe Besnik Mujeci, si dhe për tre të tjerët Kalem Picari, Ambra Myftari dhe Daniel Avdia.

(Kosova Sot Online)