Hovenier thotë se SHBA-ja ndan të njëjtat shqetësime sikurse BE-ja lidhur me dorëheqjen e 3 pjesëtarëve serbë nga Policia e Kosovës

  • E.K /
  • 17 August 2023 - 15:24
Hovenier thotë se SHBA-ja ndan të njëjtat shqetësime sikurse BE-ja lidhur me dorëheqjen e 3 pjesëtarëve serbë nga Policia e Kosovës

Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka thënë se SHBA-ja ndan të njëjtat shqetësime sikurse BE-ja lidhur me dorëheqjen e 3 pjesëtarëve serbë nga Policia e Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Hovenier ka thënë se SHBA-ja është e përkushtuar për një forcë policore të Kosovës që është multi-etnike.

“Siç kam thënë shumë herë, Policia e Kosovës ekziston për t’iu shërbyer të gjitha komuniteteve në Kosovës dhe policët e saj duhet të jenë në gjendje të punojnë të lirë nga intimidimi”, ka shkruar ambasadori Hovenier.

(Kosova Sot Online)