Krasniqi: Qeveria Kurti të marrë fund, zgjedhje të reja sa më parë

  • A.P /
  • 18 August 2023 - 13:55
Krasniqi: Qeveria Kurti të marrë fund, zgjedhje të reja sa më parë

Keqqeverisja e karakterizuar me skandale, afera, korrupsion, narkotrafikim e sanksione ndërkombëtare, ka deklaruar kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai thotë se nëse nuk u kthehet mandati qytetarëve, “shpejt dëmet e këtij mentaliteti shkatërrues do t’i vuajnë për dekada qytetarët dhe shteti ynë”.

Për këtë arsye, ai kërkon zgjedhje të reja sa më parë.

“Keqqeverisja, e karakterizuar me skandale, afera, korrupsion, narkotrafikim e sanksione ndërkombëtare, duhet të marrë fund. Nëse nuk u kthehet mandati qytetarëve, shpejt, dëmet e këtij mentaliteti shkatërrues do t’i vuajnë për dekada qytetarët dhe shteti ynë. ZGJEDHJE TË REJA SA MË PARË!”, ka shkruar Krasniqi.

(Kosova Sot Online)