Moti në Kosovë, diell, shi e rrufe

  • E.K /
  • 19 August 2023 - 09:32
Moti në Kosovë, diell, shi e rrufe

Sot moti në Kosovë do të jetë me diell dhe vranësira të pakta, të cilat sërish vonë pasdite dhe në mbrëmje, kryesisht në Rrafshin e Dukagjinit, pritet të marrin karakter zhvillimi dhe të sjellin rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh dhe mundësi për breshër, përcjell “Kosova Sot Online”.

Raportohet se disa nga rrufetë mund që të jenë të fuqishme.

Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i veriut, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, sidomos në ato zonat me stuhi kalimtare, me shpejtësi prej 10-55 km/h!

(Kosova Sot Online)