Xhevdet Xhafa: Albin edhe ti ki me u plakë

  • A.P /
  • 20 August 2023 - 10:56
Xhevdet Xhafa: Albin edhe ti ki me u plakë

Artistin Xhevdet Xhafa, e kanë vizituar kryeministri i vendit Albin Kurti së bashku me ministrin e Kulturës Hajrulla Çeku, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Vizita u përcoll me bisedë e të qeshura, ku ndër të tjera artisti dëgjohet duke thënë “edhe t’i ke me u plakë”.

Paraprakisht kryeministri Kurti i kërkoi atij që të mos ngrihet nga vendi i tij por të qëndrojë ulur.

Sipas qeveritarëve, biseda ishte e “ngrohtë e frymëzuese”.

“Kryeministri Kurti dhe ministri Çeku, dje zhvilluan një bisedë të ngrohtë e frymëzuese me Xhafën, humori dhe krijimtaria e të cilit janë thjesht të pakrahasueshme. Diskutimet u shtrinë nga arti tek bukuria e jetës së përditshme”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

(Kosova Sot Online)