E konfirmon Qeveria: Kurti udhëton për në Athinë, do të realizojë edhe takime

  • E.k /
  • 21 August 2023 - 12:31
E konfirmon Qeveria: Kurti udhëton për në Athinë, do të realizojë edhe takime

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka shkuar në Athinë, ku do të marrë pjesë në një darkë të ftuar nga kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, përcjell “Kosova Sot Online”.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, njofton se Kurti atje do të zhvillojë edhe disa takime.

“Kryeministri Kurti ka udhëtuar për në Athinë ku do të marrë pjesë në darkën e ftuar nga kryeministri grek, Mitsotakis me liderët e Ballkanit Perëndimor, që po mbahet në 20 vjetorin e Samitit të Selanikut. Gjatë qëndrimit atje do të zhvillojë edhe disa takime për të cilat do të njoftoheni me kohë”, tha Kryeziu.

(Kosova Sot Online)