Arrestohen dy shqiptarë në Itali, karabinierët sekuestrojnë 35 kg marihuanë

  • E.K /
  • 21 August 2023 - 15:30
Arrestohen dy shqiptarë në Itali, karabinierët sekuestrojnë 35 kg marihuanë

Dy shqiptarë 46 dhe 29 vjeçarë janë arrestuar në Gambassi Terme (Firence) për kultivim të lëndëve narkotike, vjedhje dhe armëmbajtje pa leje, përcjell “Kosova Sot Online”.

Karabinierët sekuestruan 35 kilogramë marihuanë gati për shitje, 650 bimë dhe dy pushkë.

Gjatë aktiviteteve të zakonshme të kontrollit të tokës, ata gjetën dhe dy plantacione, një me 350 bimë dhe e dyta me 300.

(Kosova Sot Online)