Deputetja e LDK-së: Qeveria Kurti po e ushqen vetën me korrupsion e tregtim droge

  • A.P /
  • 21 August 2023 - 21:04
Deputetja e LDK-së: Qeveria Kurti po e ushqen vetën me korrupsion e tregtim droge

Qeveria e Albin Kurtit ” e ushqeu popullin vetëm me kriza, ndërsa vet po ushqehet nga korrupsioni dhe tregtimi i drogës”, ka thënë Rrezarta Krasniqi, deptuete e Lidhjes Demokratike të Kosovës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Reagimi i saj vjen pasi Ministria e Arsimit mori vendim që të mos furnizojë direkt nxënësit me libra, por mjetet financiare t’iu transferojë prindrëve.

”Qeveria Kurti, në emër të popullit është kundër popullit. E la popullin pa rrymë, pataj ia shtrenjtoi faturën dy herë. E la popullin pa mbështetje kur inflacioni në produkte esenciale kishte arritur deri në 50%. Tash i lë edhe nxënësit pa libra”.

Ky pushtet e ushqeu popullin vetëm me kriza, ndërsa vet po ushqehet nga korrupsioni dhe tregtimi i drogës“, ka shkruar ajo.

(Kosova Sot Online)