Berisha: Albin a edhe në libra doni me vjedh a?

  • A.P /
  • 22 August 2023 - 15:16
Berisha: Albin a edhe në libra doni me vjedh a?

Në lidhje me dështimin e ministres Nagavci për të siguruar tekstet shkollore për nxënësit,  ka shkruar deputeti i PDK, Hisen Berisha, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Berisha i ka quajtur arsyetime banale, shpjegimet e ministers e zëvendësit të saj.

Deputeti i PDK-së ka thënë se VV po provon të vjedh edhe në libra.

E plotë:

Kryeminister a edhe në libra doni me vjedh a?

Në mes realitetit të tregut dhe abuzimit të qeverisë për librat shkollor, çmimin e përcakton tregu përmes normave të tregut të lirë dhe procedurave të tenderimit!

Por qeveria negocioi me opetatorët ekonomik, për t’iu qitur haraq drejtëplrdrejtë, siç po bëjnë për gati tre vite qeverisje, pa OSHP me kontrata njëburimore.

Arsyetimi më banal i munshem u dëgjua e lexua nga zëvëndësministri i Arsimit.

Në ketë rast është dashur që të procedohet sipas specifikave të tenderit përkatësisht kërkesës dhe ofertave tenderuese. Oferta më e lire, kishte qenë Operatori Ekonomik fitues që kishte bërë shtypjen e librave. Por kjo qeveri deshtoi të negocioi direkt me Shtëpitë Botuese, me qëllimin ti zhvatë ato dhe pa respektuar ligjin për prokurim publik.

Pranfaj dolën me qëndrimin patetik populist se, qeveria ua jep parët prindërve, që ata ti blejnë librat vetë, pastaj qeveria gjoja t’ua rimbursoj ato mjete!

I kanë përllogaritur mirë përfitimet edhe kësaj radhe hajdutët e qeverisë.

Nga 330 mijë nxënës, sa llogaritet ti marin librat falas, me vendimin e mëhershëm të qeverisë së parë Thaçi, hajdutët e klanit “ZDRAVO” përmes procedurave teknike bankare, e kanë përllogaritur me saktësi që rimbursimi i mjeteve prindërve, që detyrohen vetë ti blejnë tekstet shkollore, do iu sjellë përfitime prej miliona eurosh. Kjo është praktikë e njejtë me rimbursimin e taksës për siguri në kufi, që paguajn mërgimtarët, apo siç po përfitojnë nga 2.5 euro në shtesat e fëmijëve prej 10 eurosh.

Ajo që vlenë të vëhet në pah, nuk është vetëm përfitimi në kurriz të qytetarëve por, më i rëndë është poshtrimi që u bëhet nënave kosovare.

Nëse një nënë që lindë një fëmij, qeveria Kurti e shpërblen me 10 euro, kjo qeveri, atë që e mbanë një qen e shpërblen me 50 euro, ndërsa nëse dosa bën një gic, mbajtësi mer 25 euro, kurse për një viç që e bpn lopa, mbajtësi merr 150 euro.

Kjo është qeveria e hajdutëve neokomunist që promovojnë barazinë sociale jo vetëm mes qenieve njerëzore por edhe me kafshët e shtazët. Ketë poshtrim mund ta durojnë vetëm kategoria e “analfabetëve funksional” siç i përcakton Kryeministri Kurti, përkrahësit e tij trushplarë.


(Kosova Sot Online)