Ibrahimi: Gjitha komunat janë të mirëseardhura të jenë pjesë e mekanizmit që forcon demokracinë lokale

  • A.P /
  • 22 August 2023 - 19:31
Ibrahimi: Gjitha komunat janë të mirëseardhura të jenë pjesë e mekanizmit që forcon demokracinë lokale

Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka deklaruar se “Ne si bord e shqyrtuam mundësinë që ndoshta të fillojmë procedurat që ligji i amandamentuar për tatimin në pronë të procedohet në Kushtetuese”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), Sazan Ibrahimi pas anëtarësimit të komunës së Mitrovicës së Veriut në AKK ka thënë se edhe komunat e tjera janë të mirëseardhura.

Ibrahimi ka thënë se të gjitha komunat janë të mirëseardhura të jenë pjesë e mekanizmit që forcon demokracinë lokale.

“Gjitha komunat janë të mirëseardhura të jenë pjesë e mekanizmit që forcon demokracinë lokale”, ka thënë Ibrahimi.

Ai ka bërë të ditur se gjatë mbledhjes së kuvendit të Asociacionit sot nuk ka qenë e vetmja temë për anëtarësimin e komunës së Mitrovicës së Veriut.

Ibrahimi ka thënë se temë ka qenë edhe tatimi në pronë, ku siç ka theksuar ai, ligjin amandamentues për të ka shumë gjasa që ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese.

Kjo, sipas tij, pasi niveli qendror përmes këtij ligji për tatimin në pronë po tenton të ndërhyjë në autonominë financiare.

“Ne si bord e shqyrtuam mundësinë që ndoshta të fillojmë procedurat që ligji i amandamentuar për tatimin në pronë të procedohet në Kushtetuese”, ka vijuar ai.

Ndryshe, sot Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) ka bërë të ditur se Mitrovica e Veriut është anëtarësuar në këtë asociacion gjatë mbledhjes së jashtëzakonshme të Kuvendit të këtij entiteti më 22 gusht.

“Votimi për anëtarësimin e Mitrovicës së Veriut në AKK ka kaluar me votat e të gjithë delegatëve të Kuvendit dhe ka ardhur pas kërkesës së Komunës së Veriut e cila marrë vendim në Kuvendin e Komunës për t’u anëtarësuar në Asociacion”, thuhet në njoftimin e AKK-së.

Pas anëtarësimit, sipas njoftimit të AKK-së, kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, u shpreh i lumtur me votimin unanim dhe tha se do të japë kontribut për adresimin e sfidave të qeverisjes lokale.

(Kosova Sot Online)