Durmishi jep detaje për aktakuzën për korrupsion ndaj 10 zyrtarëve

  • A.P /
  • 23 August 2023 - 17:03
Durmishi jep detaje për aktakuzën për korrupsion ndaj 10 zyrtarëve

 Lidhur me ngritjen e aktakuzës për korrupsion ndaj 10 zyrtarëve të kësaj ministrie, ka folur Hysen Durmishi, zëvendësministër i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai ka thënë se çështja ka të bëjë me projektin e rrugës Prizren-Prevallë.

“Po kjo ka të bëjë me një rast të vitit 2019 që ka të bëjë me sa e di unë me rrugën Prizren-Prevallë, domethënë është ish-sekretari, ish-shefja e prokurimit, janë disa të bordit të OSHP-së aty, janë komisioni vlerësues…”, ka thënë Durmishi në një prononcim për media.

I njëjti ka thënë se lidhur me këtë çështje ka diskutuar disa herë në publik, duke e konsideruar  si rast flagrant me të cilën është dashur të merret Prokuroria, andaj shtoi se “Ma në fund e paskan ngrit një aktakuzë, e që nuk e kom pa aktakuzën, nuk e di çka ka”.

(Kosova Sot Online)