Ja pse Escobar do ta vizitojë Maqedoninë e Veriut

  • A.P /
  • 23 August 2023 - 18:27
Ja pse Escobar do ta vizitojë Maqedoninë e Veriut

Gabriel Escobar, I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, do të vizitojë Shkupin, një javë pasi filloi procedura për ndryshime kushtetuese në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kabineti i presidentit maqedonas Steve Pendarovski njoftoi se Eskobar do të vizitojë Maqedoninë e Veriut.

Siç njofton agjencia MIA, diplomati amerikan në Shkup do të takohet edhe me kryeministrin maqedonas Dimitar Kovaçevski dhe me liderin e opozitës, presidentin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Escobar do të arrijë në Shkup një javë pasi filloi procedura për ndryshime kushtetuese në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut. Me këto ndryshime, ndër të tjera, bullgarët do të duhet të përfshihen në Kushtetutë.

Ndryshimet janë të nevojshme për vazhdimin e procesit të integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut. Në seancën e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut më 18 gusht u diskutua për iniciativën për ndryshimin e Kushtetutës. Megjithatë, nisma nuk u hodh në votim, për të siguruar një shumicë prej dy të tretash.

(Kosova Sot Online)