Hovenier takon të rinj nga Kosova, Serbia dhe Bosnja: Pavarësisht sfidave, ata janë të gatshëm të trajtojnë çështje të ndjeshme

  • E.K /
  • 25 August 2023 - 15:30
Hovenier takon të rinj nga Kosova, Serbia dhe Bosnja: Pavarësisht sfidave, ata janë të gatshëm të trajtojnë çështje të ndjeshme

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka treguar se sot ka takuar  disa të rinj nga Kosova, Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, përcjell “Kosova Sot Online”.

Hovenier, potencoi se pavarësisht sfidave, ata janë të gatshëm të trajtojnë çështje të ndryshme për një të ardhme më të mire.

“Sot pata një mundësi unike për të takuar të rinj nga Kosova, Serbia dhe BeH. Pavarësisht sfidave, ata janë të gatshëm të trajtojnë çështje të ndjeshme duke krijuar lidhje që do të ndërtojnë një të ardhme më të mirë”, shkroi Hovenier.

(Kosova Sot Online)