Shaip Kamberi: Gjyqësori në Serbi po legjitimon ksenofobinë anti-shqiptare

  • E.K /
  • 26 August 2023 - 17:13
Shaip Kamberi: Gjyqësori në Serbi po legjitimon ksenofobinë anti-shqiptare

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka akuzuar shtetin e Serbisë për urrejtje ndaj shqiptarëve, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai ka bërë me dije se ksenofobia antishqiptare po legjitimohet edhe me procese gjyqësore në Serbi.

Kamberi ka përmendur raste të konkrete të shkeljes se të drejtave të shqiptarëve nga autoritet serbe.

Ai ka shkruar se urrejtja e hapur dhe institucionale ndaj të tjerëve, është përditshmëri që po kultivohet nga institucionet shtetërore në Serbi.

“Një familje shqiptare (Bajrami) nga Maqedonia është keqtrajtuar dhe dënuar duke u shpallur “non grata” deri në vitin 2030, nga një gjykatë serbe në Beograd, për të vetmin shkak se djali i tyre i mitur kishte të veshur bluze me shqiponjë dykrenare. Familja ishte duke udhëtuar tranzit nëpër Serbi me destinacion Evropën perëndimore. Një gjykat tjetër serbe në Vranjë, ka ndaluar shfaqjen e dy filmave të autorit shqiptar nga Presheva, Gani Veseli, me arsyetimin që e e ka dhënë Qendra filmike e Serbisë në Beograd, se njëri film, po “nxitë ndjenjat e urrejtjes ndëretnike, në një mjedis shumënacional””, ka shkruar ai, duke shtuar se filmi tjetër nuk mund të shfaqet deri sa nga materiali nuk largohen simbolet shtetërore të Republikës së Kosovës.

“Në pak ditë dy akte gjyqësore të cilat legjitimojnë ksenofobinë antishqiptare e cila është instaluar në të gjitha instanstancat e shtetit të Serbisë. Urrejtje e hapur dhe institucionale ndaj të tjerëve, është përditshmëri që po kultivohet nga institucionet shtetërore në Serbi”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)