Tahiri: Njerëzit në radhë për të ikur nga vendi, as shpresë tashmë nuk kanë

  • E.K /
  • 28 August 2023 - 12:03
Tahiri: Njerëzit në radhë për të ikur nga vendi, as shpresë tashmë nuk kanë

Shefi i grupit parlamentar të AAK –së, Besnik Tahiri ka reaguar për çështjen e teksteve shkollore, duke thënë se do të jetë një fillim vit kaotik shkollor, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas tij me vendimin e fundit nga MASHT do të ketë demotivon për mësimdhënësit, prindërit e fëmijët.

Tutje, ai ka thënë se njerëzit po ikin nga vendi, për t’i dhënë mundësi fëmijëve të tyre që të ëndërrojnë.

Reagimi i plotë:

Një fillim kaotik i vitit të ri shkollor. Demotivim total i mësimdhënësve, prindërve e fëmijëve. Kjo qeveri i qaset një problemi a sfide duke i gjeneruar dhjetë të tjera. E pakoordinuar nga brenda, e ç’akorduar me të tjerë, as nuk adminstron, as nuk menaxhon, as nuk qeverisë, krejt çfarë bën është një vendimmarrje, rezultatet e së cilës nuk është në gjendje t’i projektoj e as t’i njoh. Është dobësuar organizimi shtetëror, çdo hallkë institucionale ka ra, gjithçka është formë e shumë pak përmbajtje. Njerëzit në radhë për të ikur nga vendi, jo fort për vete, sepse as shpresë tashmë nuk kanë, por për t’i dhënë mundësi fëmijëve të tyre të ëndërrojnë e shpresojnë!

(Kosova Sot Online)