Albin Kurti pas pak do të flas në panelin e liderëve në Bled

  • E.K /
  • 28 August 2023 - 14:08
Albin Kurti pas pak do të flas në panelin e liderëve në Bled

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili po qëndron në Bled të Sllovenisë për Forumin Strategjik të Bledit, do të marrë pjesë në një panel diskutimi sot nga ora 14:30, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në panel, sipas ZKM-së, do të jenë edhe liderët e tjerë të rajonit, përfshirë kryeministrin nikoqir, Robert Golob.

Aty pritet të jenë edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, Kryeministri i Bullgarisë, Nikolai Denkov, Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, Kryesuesja e Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Borjana Kristo dhe Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.

(Kosova Sot Online)