Podujevë: Policia po heton vdekjen e një burri, dyshohet se nuk iu dha ndihma e parë mjekësore

  • E.K /
  • 29 August 2023 - 09:45
Podujevë: Policia po heton vdekjen e një burri, dyshohet se nuk iu dha ndihma e parë mjekësore

Një person është gjetur i vdekur dje në Podujevë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti kishte ndodhur rreth orës 16:48, ndërsa është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen” dhe “Mosdhënia e ndihmës së parë mjekësore”.

“Lidhur me rastin njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion, derisa në konsultim me prokurorin kompetent janë iniciuar rastet e lartcekura”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)