Ish-ambasadori Holandez në Kosovë Robert Bosch: Kur do ta kuptojnë ndërkombëtarët që Serbia po luan lojë dinake

  • S.A /
  • 29 August 2023 - 12:18
Ish-ambasadori Holandez në Kosovë Robert Bosch: Kur do ta kuptojnë ndërkombëtarët që Serbia po luan lojë dinake

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovës, Robert Bosch ka thënë se Serbia po luan lojë dinake sa i përket normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën, transmeton "Kosova Sot Online ".

Sipas tij normalizimi për Serbinë do të thotë Kosova të jetë pjesë e Serbisë, derisa shtron pyetje se “kur do ta kuptojnë këtë ndërkombëtarët”. 

“Një tjetër dëshmi e lojës dinake që po luan Serbia: për ta normalizimi do të thotë Kosova pjesë e Serbisë! Kur do ta kuptojnë më në fund ndërkombëtarët? Vuçiq e hodhi poshtë marrëveshjen e Ohrit në të njëjtën ditë që ishte hartuar dhe as nuk u qortua për ketë. Kur do ta marrim drejtësinë në rajon?”, tha ai.

Bosch iu referua përplasjes në mes të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti me atë të Serbisë, Ana Brnabiq.

Kjo e fundit kishte thënë se Kosova dhe Serbia janë një vend dhe jo dy vende të ndara. Kurti i është kundërpërgjigjur duke thënë se normalizimi i marrëdhënieve me një shtet si Serbia është i vështirë, duke e përmendur se popullata atje është pro BE-së vetëm 36% kurse në Kosovë 95%.

(Kosova Sot Online )