Arben Vitia del me një njoftim

  • A.P /
  • 29 August 2023 - 15:36
Arben Vitia del me një njoftim

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar sot mbi investimet e fundit në fushën e shëndetësisë, me theks të veçantë blerjet dhe funksionalizimet e rezonancave të reja magnetike jo vetëm në QKUK, por edhe në spitalet rajonale në mbarë vendin, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

‘’Një rezonancë magnetike e teknologjisë së fundit në Spitalin e Pediatrisë u shtua. U bë funksionale edhe një rezonancë magnetike në Spitalin Rajonal të Pejës. Në fazën përfundimtare është edhe procesi për rezonancën magnetike në Spitalin e Prizrenit. Në gusht 2023, asnjë rast urgjent nuk qëndron në pritje për pacientët pediatrikë dhe onkologjikë. Lista për rastet e tjera tashmë ka rënë në 4 muaj e po vazhdon të bie’’, ka njoftuar ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

(Kosova Sot Online)