Vuçiq takohet sot me Lajçakun, paraprakisht do të bisedojë me një kongresmen amerikan

  • E.K /
  • 30 August 2023 - 09:11
Vuçiq takohet sot me Lajçakun, paraprakisht do të bisedojë me një kongresmen amerikan

Përfaqësuesi special i Bashkimit Europian për dialogun, Miroslav Lajçak sot do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, përcjell “Kosova Sot Online”.

Presidenca serbe ka njoftuar se Lajçak dhe Vuçiq do të takohen në orën 12:00.

Vuçiq para takimit me Lajçak, në orën 10:00 në Beograd do të bisedojë me kongresmenin amerikan, Michael Turner.

(Kosova Sot Online)