Avni Zogiani i reagon Faton Klinakut pas deklaratës për vrasjen e Kurtit: I janë terru sytë

  • E.K /
  • 30 August 2023 - 09:56
Avni Zogiani i reagon Faton Klinakut pas deklaratës për vrasjen e Kurtit: I janë terru sytë

Zëvendësministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Avni Zogiani, i ka reaguar ushtruesit të detyrës së kryetarit të OVL së UÇK-së, Faton Klinaku, pas deklaratave që bëri dje për kryeministrin e vendit, Albin Kurti, përcjell “Kosova Sot Online”.

Zogiani ka thënë se organizata e Klinakut kishte përfituar nga 20 milionë euro të rezervave të shtetit që kishte shpërndarë Qeveria në kohën kur kryeministër ishte, Ramush Haradinaj.

“20 milionë euro të rezervave financiare të shtetit qen shpërndarë pa kurrfar kriteri nga Qeveria Haradinaj! Ndër të tjera aty pat marrur edhe organizata e Klinakut! Epo s’ka ma kështu, prandaj i janë terru sytë këtij dhe plotë të tjerëve si ky”, ka shkruar Zogiani.

“Më parë e vras Albin Kurtin sesa që ia lëshoj rrugën e iku nga Kosova”, kështu ishte deklarata që dha dje kreu i OVL-UÇK, Faton Klinaku.

(Kosova Sot Online)