Pozhari: Një grup "komandatësh" është turp me e përfaqësu UÇK-në, keni rrjep e jeni bë milionerë t'u e përdorë këtë emër

  • E.K /
  • 30 August 2023 - 14:22
Pozhari: Një grup

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka bërë dje një deklaratë për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, me ç’rast tha se “më parë e vras Albin Kurtin sesa që ia lëshoj rrugën e iku nga Kosova”, përcjell “Kosova Sot Online”.

Gazetari, Xhevdet Pozhari ka reaguar ndaj kësaj deklarate duke thënë se është viti 2023 dhe ende insinuohet për vrasje me motive politike.

Pozhari ka shkruar se një grup "komandatësh" është turp me e përfaqësu UÇK-në.

Reagimi i plotë:

Viti 2023, ende insinuohet për vrasje me motive politike. Mandej pyesim se si erdh puna te Gjykata Speciale...

Një grup "komandatësh" është turp me e përfaqësu UÇK-në. Keni rrjep e jeni bë milionerë t'u e përdorë këtë emër. E, sot pafytyrësisht edhe kërcënoni haptazi. Dhimbtën e keni te milionat, krejt po e dimë. Ky grusht njerëzish - fatmirësisht i vogël- pas luftës u shndërruan në cuba. Lidhje nuk kanë me idealin e luftëtarit të vërtetë të UÇK-së.

(Kosova Sot Online)