Arrestohet i dënuar me 20 vite burg

  • A.P /
  • 30 August 2023 - 15:12
Arrestohet i dënuar me 20 vite burg

Policia e Durrësit ka arrestuar 50-vjeçarin Alket Hatija, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia për trafik droge. Hatija është dënuar me 20 vite burg nga drejtësia italiane, teksa pritet ekstradimi i tij drejt Italisë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Hatija, cilësohet nga mediat italiane si “Zot” i drogës. Gjatë periudhës 2003-2004, ky person ka kryer veprimtaritë kriminale të mbajtjes, shitjes dhe trafikimit të lëndës narkotike heroinë, nga Shqipëria në Itali. 50-vjeçari ka trafikuar nga Shqipëria në Itali, me bashkëpunëtorët e tij, nëpërmjet automjeteve të transportit ndërkombëtar, sasi të mëdha droge.

Aii akuzohet për transportimin në Milano, në periudhën 2003-2004 të 350 kilogramëve heroinë dhe 190 kg kokainë. Ngarkesa këto me vlerë 35 deri në 45 milionë euro. Hatija njihet si një trafikant i “pastër”, dhe se nuk e prekte asnjë gram të substancës me dorë, por në sajë të telefonatave ai ishte në gjendje të lëvizte sasi të mëdha drogë.

(Kosova Sot Online)