Prokuroria Speciale deklarohet për intervistimin e Klinakut

  • E.K /
  • 30 August 2023 - 15:42
Prokuroria Speciale deklarohet për intervistimin e Klinakut

Prokuroria Speciale e ka konfirmuar se sot është intervistuar ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, lidhur me deklaratën që bëri dje për kryeministrin, Albin Kurti, ku kishte shkruar “më parë e vras Albin Kurtin sesa që ia lëshoj rrugën e iku nga Kosova”, përcjell “Kosova Sot Online”.

Zëdhënësi i Prokurorisë Speciale, Ekrem Lutfiu, ka thënë se Klinaku dyshohet për veprën penale “‘’Dhuna ndaj përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës’’.

Pas intervistimit, Lutfiu thotë se Klinaku është liruar në procedurë të rregullt.

“Ju njoftojmë se me urdhër të Prokurorisë Speciale, Policia e Kosovës, ka intervistuar sot, personin me inicialet, F.K, për shkak të dyshimit të arsyeshëm se i njëjti ka kryer veprën penale ‘’Dhuna ndaj përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës’’.I njëjti pas intervistimit është lëshuar në procedurë të rregullt”, ka deklaruar Lutfiu.

(Kosova Sot Online)