Rusia goditet masivisht nga dronët

  • A.P /
  • 30 August 2023 - 20:30
Rusia goditet masivisht nga dronët

Të paktën gjashtë rajone të Rusisë u sulmuan gjatë natës në ofensivën më të madhe të dronëve kundër vendit që nga fillimi i luftës në fillim të vitit 2022, ndërsa dy njerëz u vranë dhe tre u plagosën në Kiev pasi Ukraina u vu nën bombardimet ajrore masive nga raketat ruse dhe Mjetet Ajrore pa Pilot (UAV), raporton UPI, transmeton gazeta “Kosova Sot Online".

Moska, Oryoli, Ryazani, Bryanski, Kaluga dhe Pskovi u vunë në shënjestër të UAV-ve dhe ndërkohë që autoritetet pretenduan se kishin kapur shumicën e dronëve dhe se nuk kishte të lënduar, pati mbyllje të aeroporteve dhe ndërprerje të fluturimeve

Katër aeroporte të Moskës u detyruan të pezullojnë përkohësisht fluturimet dhe një nga sulmet në aeroportin Pskov i vuri flakën disa avionëve ushtarake.

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës konfirmoi se katër avionë ushtarakë IL-76 ishin shkatërruar plotësisht dhe një numër i papërcaktuar i të tjerëve ishin dëmtuar, por pa marrë përgjegjësinë për sulmin.

“Aeroporti do të mbetet i mbyllur me të gjitha fluturimet e pezulluara në pritje të sqarimit të dëmtimit të mundshëm të pistës”, tha guvernatori i rajonit të Pskov, Mikhail Vedernikov.

(Kosova Sot Online)