Sot moti me shi dhe me rrufe

  • E.K /
  • 31 August 2023 - 08:17
Sot moti me shi  dhe me rrufe

Sot moti në Kosovë parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, të cilat në intervale dhe zona të caktuara do të përcillen me reshje lokale shiu, përcjell “Kosova Sot Online”.

Vonë pasdite, veçanërisht në mbrëmje, reshjet e shiut pritet të jenë në formë të rrebesheve, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh, kryesisht në veri të vendit.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 13 deri në 16°C, ndërsa ato maksimale prej 23 deri në 26°C.

(Kosova Sot Online)