Fadil Nura: Qeveria nuk nuk na ka ndihmuar me asnjë cent, pas vërshimeve që pati në janar

  • E.K /
  • 31 August 2023 - 10:18
Fadil Nura: Qeveria nuk nuk na ka ndihmuar me asnjë cent, pas vërshimeve që pati në janar

Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, tregoi se Qeveria nuk ka dhënë asnjë cent për të ndihmuar këtë qytet nga dëmet që i pati si pasojë e vërshimeve në janar, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Fatkeqësisht deri më tani jo nga 19 janari. Neve na kanë thënë se Komisioni Qendror e ka kryer punë e tij dhe se lënda gjendet në Qeveri. Kemi tentuar të kontaktojmë, por që nuk kemi marr ndonjë përgjigje adekuate. Kemi pyetje në baze ditore në lidhje me këtë çështje nga qytetarët. Kemi pasur vonesa në intervenim nga FSK-ja.”

“Qasja duhet të jetë instuticionale. Fatkeqësisht në parim duket si penalizim ndaj meje. Kanë buxhet të mjaftueshëm, në raste të tilla nuk pësoj unë por qytetarët që janë taksapagues.”, tha Nura.

(Kosova Sot Online)