Blloku perëndimor ushtarak i referohet Vjosa Osmanit vetëm si “zonja Osmani-Sadriu”, pa titullin e presidentes

  • E.K /
  • 31 August 2023 - 15:11
Blloku perëndimor ushtarak i referohet Vjosa Osmanit vetëm si “zonja Osmani-Sadriu”, pa titullin e presidentes

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, më 7 shtator do ta takojë Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në njoftimin për takimin që pritet të mbahet pas një jave, blloku perëndimor ushtarak i është referuar Osmanit vetëm si “zonja Osmani-Sadriu”, pa titullin e presidentes.

“Të enjten, më 07 shtator 2023, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, z. Jens Stoltenberg, do ta presë znj. Vjosa Osmani-Sadriu”, thuhet në njoftimin e Zyrës për Shtyp të NATO-s.

Kosova nuk ka mundur ende të bëhet pjesë e NATO-s, pasi aty janë 4 shtete që nuk e njohin pavarësinë e saj.

(Kosova Sot Online)