Ja si do të jetë moti të premten

  • A.P /
  • 31 August 2023 - 22:50
Ja si do të jetë moti të premten

Se të premten e 1 shtatorit nis stina e vjeshtës meteorologjike, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Besim Aliu nga ky institucion ka njoftuar se nuk parashikohen ndryshime të mëdha në elementet dhe dukuritë meteorologjike.

Sipas tij, ato parashihen të jenë pothuajse konstante për një periudhë dekadëshe me ditën e sotme (31.08.2023).

“Kjo verë e cila po numëron edhe 23 ditë ishte shumë e nxehtë, me shumë ditë me temperatura rekorde, me periudha të gjata kohore, gjë që ka ndikuar dukshëm në rritjen e amplitudave termike mujore”, ka shkruar Aliu në Facebook.

Zyrtari i IHMK-së ka shtuar se Kosova nuk qëndron keq me reshje mesatare, derisa ka theksuar “se po vërehen disa anomali në shtrirjen e tyre në aspektin hapësinor”.

(Kosova Sot Online)