Klinaku: I kërkoj falje publikut të gjerë, e kam vlerësuar aq lart një njeri që nuk e meriton vlerësimin tim

  • E.K /
  • 01 September 2023 - 14:02
Klinaku: I kërkoj falje publikut të gjerë, e kam vlerësuar aq lart një njeri që nuk e meriton vlerësimin tim

Pas deklaratës e cila bëri bujë ku kërcënoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar sërish ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai ka cituar një thënie popullor, ku ka kërkuar falje publikut të tij pasi thotë se ka vlerësuar njerëz që nuk e meritojnë vlerësimin e tij.

“Koncentrohuni, mos folni budallallëqe! Thënie popullore: “E pres dorën e nuk vjedh”! A mos e kam kërcënuar dorën time!? I kërkoj falje publikut të gjerë që e kam vlerësuar aq lart një njeri që nuk e meriton vlerësimin tim”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)