ASK njofton se janë rritur çmimet e importit

  • E.K /
  • 01 September 2023 - 14:37
ASK njofton se janë rritur çmimet e importit

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka bërë me dije se çmimet e importit janë rritur për 1.1 për qind në tremujorin e dytë të këtij vitit krahasuar me tremujorin e pare, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Çmimet e importit në Kosovë patën një ngritje në një mesatare prej 1,1% në TM2 2023, krahasuar me TM1 2023. Ngritje më të mëdha të çmimeve sipas sektorëve ishin te: instrumentet optike, fotografike, matëse, medicinale, muzikore dhe mekanizmat e orës (14,5 %); tekstili dhe artikujt e tekstilit (11.9%); lëkura dhe artikujt e saj (11,5%); etj”, thuhet në njoftimin e ASK-së.

“Ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve sipas sektorëve te: vajrat ushqyese (-12,3%); këpucët (-3,4%); plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre (-2,2%); metalet bazë dhe artikujt e metaleve bazë (-2,1%); etj”, thuhet tutje në njoftim.

(Kosova Sot Online)