Istog: Një burrë raporton në Polici se është ngacmuar nga një femër

  • E.K /
  • 01 September 2023 - 14:44
Istog: Një burrë raporton në Polici se është ngacmuar nga një femër

Një burrë në Istog ka raportuar në Polici së është ngacmuar nga një femër e dyshuar, përcjell “Kosova Sot Online”.

Personi në fjalë ka treguar se rasti ka ndodhur në kohën sa ai ka qenë pranë veturës së tij.

Policia ka njoftuar se rasti është në procedurë hetimore.

“Istog 30.08.2023-12:35. Viktima mashkull kosovar, ka raportuar se derisa ka qenë pranë veturës së tij është ngacmuar nga e dyshuara femër kosovare e cila nuk është takuar dhe gjendet në arrati. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e Policisë.

(Kosova Sot Online)