Vetaksident në Autostradën “Ibrahim Rugova”, vdes një person

  • E.k /
  • 02 September 2023 - 09:24
Vetaksident në Autostradën “Ibrahim Rugova”, vdes një person

Një person ka vdekur në një vetaksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 06:10 në autostradën “Ibrahim Rugova”, përcjell "Kosova Sot Online".

Vetura me vozitës mashkull, dyshohet se ka humb drejtimin dhe është rrokullisur në rrugë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Me datën 02.09.2023 rreth orës 06:10, në autostradën Ibrahim Rugova në km 24 drejtimi i Vërmicës, ka ndodhur një vet aksident me lëndime trupore, ku një automjet Suzuki me targa lokale me vozitës mashkull kosovar, dyshohet se ka humb drejtimin dhe është rrokullisur në rrugë, me ç ‘rast lëndime trupore kane pësuar dy persona, njeri prej të cilëve më vonë ka ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë patrulla policore, njësia e hetimeve, kompania për mirëmbajtjen e rrugës. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, përderisa janë marrë të gjitha veprimet e nevojshme policore”, ka thënë Kelani.