Digjet një fabrikë e mobilerisë në Shirokë të Suharekës

  • E.K /
  • 02 September 2023 - 10:55
Digjet një fabrikë e mobilerisë në Shirokë të Suharekës

Një fabrikë e mobilierisë është përfshirë nga zjarri sot në Shirokë të Suharekës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Lajmin e kanë bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook nga Organizata Vullnetare Zjarrfikësit dhe Shpëtimit.

Në njoftim thuhet se dy zjarrfikës në ndërrim kanë arritur shpëtojnë pjesën më të madhe të fabrikës.

“Sot në ora 07:25 min është përfshi nga zjarri fabrika e mobilieve ‘Te Naseri’ në Shirok. Intervenimi shpejtë nga Zjarrfikësit. Edhe pse janë nga dy zjarrfikës në ndërrim kanë arritur të lokalizojnë dhe shpëtojnë pjesën më të madhe të fabrikës”, thuhet në postim.

(Kosova Sot Online)