Zbulohet arsyeja pse Netanyahu do të takohet me Mitsotakis

  • A.P /
  • 03 September 2023 - 17:53
Zbulohet arsyeja pse Netanyahu do të takohet me Mitsotakis

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të zhvillojë një takim me presidentin e Republikës së Qipros Nikos Christodoulidis, por edhe me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis.

Zhvillimet në çështjen e Qipros, marrëdhëniet dypalëshe mes Qipros dhe Izraelit, çështjet e energjisë, zhvillimet rajonale, si dhe marrëdhëniet BE-Izrael, do të jenë ndër temat ku edhe do të  fokusohen bisedimet mes Presidentit të Republikës dhe Kryeministrit izraelit.

Sipas një njoftimi të Presidencës, takimi mes dy liderëve është vazhdim i vizitës së presidentit Christodoulides në Izrael majin e kaluar.

Ndërsa të hënën, Nikosia do të presë samitin trepalësh Qipro-Greqi-Izrael, me pjesëmarrjen e kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis .

“Po nisem për një takim me liderët e Qipros dhe Greqisë,” është shprehur ai, duke kujtuar se aleanca e Mesdheut Lindor u krijua në vitin 2016“.

(Kosova Sot Online)