Policia jep detaje për vrasjen në Prizren, kryen bastisje në disa lokacione në kërkim të vendndodhjes së dyshuarit

  • E.K /
  • 04 September 2023 - 09:26
Policia jep detaje për vrasjen në Prizren, kryen bastisje në disa lokacione në kërkim të vendndodhjes së dyshuarit

Policia e Kosovës ka njoftuar për vrasjen që tronditi Prizrenin dje, ku mbet i vdekur Beqir Morina, 48 vjeç. Ndërsa i dyshuari është Aziz Gashi, përcjell “Kosova Sot Online”.

PK ka thënë se i dyshuari ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës pas një mosmarrëveshje që kishte me të.

Për kapjen e të dyshuarit, njësitet policore kanë kryer disa bastisje në lokacione të ndryshme, mirëpo i dyshuari nuk është kapur ende.

Policia në raportin 24 orësh ka njoftuar se lidhur me rastin janë duke u kryer hetime intensive.

“Prizren 03.09.2023-18:45. Dyshohet se i dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje që kishte pasur me viktimën mashkull kosovar, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij. Si pasojë e plagëve të marra viktima ka ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, prokurori kujdestar dhe ekipi mjekësor i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa njësitet policore kanë kryer disa bastisje në lokacione të ndryshme në kërkim të vendndodhjes së dyshuarit i cili është në kërkim policor. Lidhur me rastin janë duke u kryer hetime intensive”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)